Tag: Policia e Shtetit

U përball me Rrajat, flet nga arratia ish-oficeri: U tradhtova nga shteti, më ushtrojnë presion të mos kthehem në Shqipëri
Albania

U përball me Rrajat, flet nga arratia ish-oficeri: U tradhtova nga shteti, më ushtrojnë presion të mos kthehem në Shqipëri

Ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu në një intervistë ekskluzive për “Top Story” në Top Channel ka treguar se pavarësisht se koha tregoi që kishte të drejtë për Rrahjat, ai vijon të jetë armik i shtetit shqiptar dhe i ushtrohet presion që të mos kthehet në Shqipëri. Duma: Emiljano, çfarë CV-je ke ti në trajnimet e tua, çfarë përfaqëson në punën tënde në Polici. Nuhu: Unë kam ndjekur nja 10 trajnime si agjent i infiltruar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese duke filluar nga agjencitë amerikane tek ato të Bashkimit Evropian. Zoti Lamallari mund t’i verifikojë shumë mirë sepse ka akses në dosjet sekrete të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ku kam qenë unë si agjent i infiltruar dhe operacionet që kam përfunduar me sukses. ...
Flakë në det”/ Rrumbullaku zbardh detajet e megaoperacionit antidrogë: Pranga shefit të Policisë Laç, në kërkim tre të tjerë
Albania

Flakë në det”/ Rrumbullaku zbardh detajet e megaoperacionit antidrogë: Pranga shefit të Policisë Laç, në kërkim tre të tjerë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbardhur detaje nga rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët ndërkmbëtar më 15 gusht. Në një konferencë për shtyp, Rrumbullaku zbuloi se një mjet lundrues nga Laguna e Patokut drejt jug-perëndim ka kontaktuar me një velierë për të shpërndarë lëndë narkotike. “Në megaoperacion u përfshinë avionët e FRONTEX-it, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjete të GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e velierës. Shtetasit sapo kanë vënë re që ishin në ndjekje nga Policia i kanë vënë flakën mjetit lundrues dhe kanë tentuar të arratisen, por janë arrestuar nga policia”– tha Rrumbullaku. Në cilësinë e p...
Mori mjekim nga dentisti në një klinikë private, humb jetën pas tre ditësh një 3-vjeçar në Tiranë/ Zbardhet deklarata e babait në polici
Albania

Mori mjekim nga dentisti në një klinikë private, humb jetën pas tre ditësh një 3-vjeçar në Tiranë/ Zbardhet deklarata e babait në polici

Një dentist në Tiranë është vënë nën hetim pas humbjes së jetës së një 3-vjeçari në Tiranë. Prindërit kanë denoncuar dentistin 70-vjeçar Roland Xhaxho, pasi ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar, i cili pas mjekimit ka shfaqur komplikacione. Pas tre ditësh 3-vjeçari ka humbur jetën në spital. Prindërit pretendojnë se arsyeja ka qenë pikërisht mjekimi që ka marrë fëmija te dentisti pasi fëmija ka shfaqur komplikacione menjëherë pas mjekimit.   Mbi dentistin 70-vjeçar Roland Xhaxho rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”. Babai i fëmijës 3 vjeçar,  Guri Spahiu ka thënë në polici se para tre ditësh ka çuar për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës ...
E rëndë në Berat ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po punonte tokën është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Aktualitet

E rëndë në Berat ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po punonte tokën është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Një 45-vjeçar në Berat ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po punonte tokën është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.♦   Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në fshatin Sheq të Dimalit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Reagimi i Policisë: Berat/Informacion paraprak-Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.
Pastronte paratë e drogës, kapet shqiptari në Greqi! 250 milionë euro xhiro për 10 muaj
Albania

Pastronte paratë e drogës, kapet shqiptari në Greqi! 250 milionë euro xhiro për 10 muaj

Një shtetas grek me origjinë shqiptare nga Saranda, Thanas Bako është arrestuar prej Departamentit të Krimit Ekonomik në Grek (ZDHOE) gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën Glifadha të Athinës. Sipas burimeve policore, 52 vjeçari u arrestua prej një ekipi policor grek të mbështetur prej homologëve të tyre holandezë. Sipas organit të akuzës, 52 vjeçari kishte pastruar për llogari të karteleve holandeze dhe amerikano jugore të drogës, jo pak por plot 250 milion euro kesh vetëm brenda 10 muajve të fundit. Besohet se sasia gjigante e parave cash vinte nga Holanda por edhe vende të tjera perëndimore e në vazhdim kalohej në formë pagesash bitcoin ose kripto monedhave të tjera, dhe në vazhdim sërish konvertohej në kesh për tu dërguar në drejtim të vendeve të tjer...
Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë
Albania

Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë dy persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 2, në Sarandë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet F. J., ka plagosur me mjet prerës një 54-vjeçar me inicialet E. S., dhe S. Ll., 62 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të ngjarjes. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë. ...
Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, njëri prej viktimave u godit në sy të fëmijës së mitur (DETAJE)
Albania

Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, njëri prej viktimave u godit në sy të fëmijës së mitur (DETAJE)

Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, njëri prej viktimave u godit në sy të fëmijës së mitur (DETAJE)   Pak më parë  qyteti i Kavajës është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një konflikti me armë zjarri.   Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët janë takuar për tu sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë
Shpërndante heroinë në Gjirokastër, futet në “Katror” 37-vjeçari
Albania

Shpërndante heroinë në Gjirokastër, futet në “Katror” 37-vjeçari

Shpërndante heroinë në Gjirokastër, futet në “Katror” 37-vjeçari   Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar "Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.   Si rezultat është vënë në pranga një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.