Virusi Nipah, një kërcënim tjetër pandemik. Shkencëtari: Mund të vrasë një në dy veta
Në kohën kur bota po vazhdon të përballet me Covid-19, ekziston një tjetër virus që mund të konsiderohet si një nga kërcënimet e ardhshme pandemike.
Paralajmërimi u dha nga një shkencëtar, i cili ishte pjesë e ekipit të krijimit të vaksinës së Oksfordit, AstraZeneca.
Virusi është emërtuar Nipah dhe për të nuk ka as trajtim mjekësor dhe as vaksinë.
“Nëse do të kishim një delta të virusit Nipah, ne do të kishim një transmetim të madh të virusit, duke kapur një përqindje vdekshmërie në rreth 50%”, tha Dame Sarah Gilbert të enjten në Festivalin e Letërsisë Cheltenham, në Britaninë e Madhe.
Virusi Nipah nuk është i ri dhe ka qarkulluar prej vitesh. Në vitin 1999, virusi arriti në Malajzi dhe u strehua tek lakuriqët e natës, duke u transmetuar nga pe...








