Ka mesazhe do hash plumbin ballit apo kërcënime’/ Brataj: Unë nuk kam frikë të jap mendimin tim

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Drejtori i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ se shpesh herë ka ka marrë mesazhe kërcënuese. Brataj tha se në një emision ishte shprehur se një avokat nuk di të shpjegojë për sëmundjen dhe vaksinën pasi nuk ka njohuri për atë fushë. Mjeku thotë se si profesionist ka për qëllim që të informojë qytetarët.

 

Lexo dhe...  Foto/ Shkencëtarët zbulojnë efektin e ri anësor të çuditshëm që vjen nga vaksinat anti-Covid, shfaqet kur…

 

 

Ka mesazhe do hash plumbin ballit apo kërcënime por nuk kam frikë të jap mendimin tim. Në një emision televiziv kishte mjekë, avokatë e politikanë dhe shpreha mendimin tim që një avokat nuk mund të shpjegojë sëmundjen dhe vaksinën se nuk e njeh. Ky është qëllimi im si profesionist. Kush kalon sëmundjen ka imunitet, por bërja e vaksinës sugjerohet minimum 6 muaj pasi ke kaluar sëmundjen. Studimet tregojnë se ata që vaksinohen janë 10 herë më të mbrojtur se ata që kanë kaluar sëmundjen dhe nuk vaksinohen”, tha Brataj.

(Vizituar 517 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share