Tag: Policia e Shtetit

Projekt i ri mbi shkencat ligjore, për forcimin e luftës kundër krimit.
Aliene

Projekt i ri mbi shkencat ligjore, për forcimin e luftës kundër krimit.

Projekt i ri mbi shkencat ligjore, për forcimin e luftës kundër krimit. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Ambasada Britanike në Tiranë kanë nisur prej datës 25 tetor, projektin e ri trevjeçar për zhvillimin e shkencave ligjore, biometrikës dhe menaxhimit të të dhënave penale në Shqipëri. Projekti “Shkencat Ligjore për Shqipërinë” do të mundësojë që sistemet shqiptare të njihen në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që provat të pranohen nga gjykatat në mbarë botën. Ky financim është pjesë e 2.8 milionë GBP që Mbretëria e Bashkuar po investon për përmirësimin e shkencave ligjore dhe ekzaminimeve biometrike në Shqipëri. Gjatë aktivitetit për prezantimin e projektit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh: “Ky program do të sigurojë përmi...
I dënuar për kultivim droge, ndërron jetë në QSUT i burgosuri 31 vjeçar
Albania

I dënuar për kultivim droge, ndërron jetë në QSUT i burgosuri 31 vjeçar

  Tiranë– Artan Zylyftari, i dënuar nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike ka ndërruar sot jetë në ambientet e QSUT-së nga një arrest kardiak. Mësohet se 31-vjeçari është ndjerë keq gjatë mesditës dhe të paraburgosurit e dhomës kanë njoftuar punonjësin e policisë në detyrë për shqetësimet shëndetësore të Zylyftarit.   “Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme”, njofton Drejtoria e Burgjeve. Zylyftari u arres...
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet pas 2 orësh 16-vjeçari
Albania

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet pas 2 orësh 16-vjeçari

  Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij. 16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Arrestohet Jamarbër Malltezi! Policia i vë prangat sapo mbërrin në aeroportin e Rinasit
Albania

Arrestohet Jamarbër Malltezi! Policia i vë prangat sapo mbërrin në aeroportin e Rinasit

  Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike. Dëshmitarët kanë parë policinë që ka shoqëruar zotin Malltezi në momentin që ka mbërritur në aeroport, ndërkohë që Top Channel mëson se arrestimi është bërë me urdhër të SPAK. E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste. Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në ...
SHËNIM/ A u (dorë) hoq Ardi Veliu? Prapaskena, intriga dhe luftë bërrylash në kupolën e Policisë
Albania

SHËNIM/ A u (dorë) hoq Ardi Veliu? Prapaskena, intriga dhe luftë bërrylash në kupolën e Policisë

Nga AlbEu.com Prej pasdites së sotme në media ka raportime për një largim të Ardi Veliut nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. VoxNews raporton për një shkarkim të tij nga Taulant Balla, ndërkohë që VizionPlus bën me dije se bëhet fjalë për një dorëheqje të Veliut nga detyra. Ngjarja është bërë shkak për spekulime në rrafshin mediatik më shumë për shkakun e largimit të Veliut, në rast së bëhet fjalë për diçka të tillë, se sa vetë heqja apo dorëheqja e kreut te AMP-së.   Kjo, pasi duket se brenda maxhorancës jane duke u përballur dy grupe, “luftë” e cila doli në pah që prej akuzave për vjedhjen e të dhënave TIMS, e cila bëri që Veliu të niste një hetim në Policinë e Shtetit. Në fakt, edhe skandali për të dhënat TIMS duket se doli pas një çarjeje të fortë me...
Kush janë 5 organizatat terroriste? Karamuço: Prenë tubat e ujit dhe krijuan raketa…
Albania

Kush janë 5 organizatat terroriste? Karamuço: Prenë tubat e ujit dhe krijuan raketa…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar për “Top Story” se janë 5 organizata terroriste të përfshira në konfliktin Izrael- Hamas. Karamuço: Unë ekspert sigurie i Lindjes së Mesme nuk jam, por jam ekspert për organizatat terroriste që kanë nxjerrë organizatat kriminale edhe në rajonin tonë. Aty janë 5 organizata që janë të përfshira në të gjithë këtë që po ndodhë.   Së pari, nuk është se Hamasi dhe Feto janë në vetëvete organizata terroriste, por kanë grupe, kanë brigata të armatosura të tyre. Njëra ka brigatën e martirëve të Al-Aqsas dhe tjetra ka Al-Qassam. Përveç këtyre na është përfshirë edhe një grup tjetër terrorist shumë i fuqishëm, që aktualisht është i shpërbërë sepse edhe në Egjipt u shpallë org...
Shisnin doza kokaine në lokalet e natës, arrestohen dy persona në Durrës
Albania

Shisnin doza kokaine në lokalet e natës, arrestohen dy persona në Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal vollga”, në vijim të operacioneve kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në qindra doza të gatshme për shitje, një shumë parash, një peshore elektronike, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë. Kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas që bashkëpunonin për të shitur dozat e kokainës, në lokalet e natës, në zonën e Vollgës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është finalizuar operacioni policor i koduar “Last deal vollga”. Falë informacioneve...
Ekskluzive/ Hakerat rus sulmojnë faqen online të SHISH
Albania, Ckemi

Ekskluzive/ Hakerat rus sulmojnë faqen online të SHISH

Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një burim nga SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web. I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH. Top Channel mëson se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse. Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.” Ky sulm vjen pas atyre kibernet...