Lajmi Fundit; Alarm në Danimarkë, ushtria aktivizon raketën me defekt, mbyllet hapësira ajrore dhe detare
Autoritetet daneze janë vendosur në gatishmëri të shtuar për shkak të dështimit gjatë procesit të lëshimit të një rakete nga ushtria.
Incidenti ka të bëjë me një lëshues të raketave të llojit Harpoon, i vendosur në bordin e fregatës “Niels Juel”, e cila ndodhet e ankoruar në stacionin detar Korsør.
Sipas mediave daneze përforcuesi i lëshuesit të raketës është aktivizuar dhe nuk mund të çaktivizohet pasi ka një defekt. Për këtë arsye ekziston rreziku që raketa të lëshohet në çdo çast dhe të fluturojë disa kilometra larg.
Në një deklaratë, ushtria e Danimarkës tha se problemi me raketën ndodhi "gjatë një testi të detyrueshëm ku lëshuesi i raketës është aktivizuar dhe nuk mund të çaktivizohet".
Incidenti ka bërë që Danimarka të mbyllë menjëherë hapësirën e saj ajrore...








