Kjo lëvizje nuk do të futet kurrë në negocime”/ Mbyllet me marshim dita e 47-të e tubimit, protestuesit kërkojnë sërish largimin e klasës politike
“Rama n’burg, Berisha n’burg”, kjo ishte thirrja që shoqëroi bulevardin edhe në protestën e 47.
Ata kërkuan sërish largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend, si dhe ndryshimin e sistemit. Dhe kjo, sipas tyre, duhet bërë me referendum.
Në sheshin e protestës u shfaqën dhe një grup studentësh, me pankarta kundër politikës dhe kapele diplomimi.
Aktivisti deklaroi në protestë se nuk do të negociojnë, teksa kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Kjo lëvizje nuk do të futet kurrë në negocime, kërkesat janë të qarta. Pika e parë e kësaj proteste dhe më e rëndësishmja është dorëheqja. Kjo nuk do të thotë se ne nuk inkurajojmë çdo lëvizje, çdo deputet, çdo qytetar që vendoset e...








