
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Sarandë, ku një biznesmen i njohur është ekzekutuar me armë zjarri pranë biznesit të tij.
Sipas burimeve paraprake, viktima është qëlluar me një plumb në kokë në rrethana ende të paqarta, duke humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Krimi i rëndë ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, ndërsa policia ka blinduar menjëherë vendin ku ndodhi atentati.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët dyshohet të jenë larguar me shpejtësi menjëherë pas ekzekutimit, ndërsa hetuesit po kontrollojnë kamerat e sigurisë dhe po marrin në pyetje persona që mund të kenë dijeni mbi lëvizjet e fundit të viktimës.
Ngjarja ka ngritur dyshime për një atentat të mirëorganizuar, ndërsa deri tani autorët mbeten në arrati. Policia nuk ka përjashtuar asnjë pistë hetimi.
(Vizituar 24 here, 1 vizita sot)
