“Vizito Shqipërinë” – Projekti i ri digjital i ekspertit IT, Nedion Marku, për promovimin e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Tiranë, 4 Gusht 2025 –
Një projekt inovativ dhe me vlera të mëdha kulturore ka nisur zhvillimin në Shqipëri nga eksperti i teknologjisë së informacionit, Nedion Marku. Projekti mban emrin “Vizito Shqipërinë” dhe ka për qëllim të ofrojë një udhërrëfyes digjital për qytetarët dhe vizitorët vendas e të huaj, përmes të cilit mund të eksplorojnë pasuritë historike, kulturore dhe natyrore të vendit.

Lexo dhe...  Nedion Marku, Ekspert i Kibernetikës: Shqipëria në Shënjestër të Krimit Kibernetik – Kosto e Lartë dhe Rreziqe të Frikshme për Sigurinë Kombëtare-Çkemi News

“Vizito Shqipërinë” do të jetë në formën e një aplikacioni dhe/ose faqeje interaktive, ku përdoruesit do të gjejnë:

Informacion mbi vendet më të rëndësishme kulturore dhe historike

Harta interaktive me vendndodhje të saktë

Foto, përshkrime, legjenda dhe të dhëna të dobishme për çdo atraksion

Mundësi që të rinjtë të kontribuojnë me informacion, foto apo komente nga përvoja e tyre

> “Ky projekt nuk është thjesht teknologjik, por një thirrje për të rinjtë që të lidhen me rrënjët e tyre dhe ta ndajnë Shqipërinë e bukur me botën,” – u shpreh Nedion Marku, ideatori i projektit.

Lexo dhe...  Nedion Marku, eksperti i krimit kibernetik, flet për mbylljen e TikTok: Kryeministri Edi Rama e quan një masë të nevojshme-Çkemi News

Iniciativa ka për synim të mbushë një boshllëk që mungon prej vitesh: një sistem i thjeshtë dhe i arritshëm që bashkon teknologjinë me trashëgiminë shqiptare. Në fazën e parë, “Vizito Shqipërinë” do të përfshijë qytete si Shkodra, Gjirokastra, Berat, Kruja dhe Thethi, me qëllimin që të zgjerohet më pas në të gjithë territorin.

Projekti është menduar të përdoret nga:

Nxënës, studentë dhe mësues për edukim kulturor

Lexo dhe...  Shqipëria intensifikon përpjekjet kundër krimit kibernetik – Eksperti Nedion Marku flet për sfidat më të mëdha-Çkemi News

Turistë që dëshirojnë të njohin Shqipërinë përtej guidave të zakonshme

Shqiptarë të diasporës që kërkojnë të lidhen me vendlindjen

(Vizituar 17 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share