Konfirmohet rasti i parë i murtajës tek kafshët në Shqipëri, preket ferma e dhive në Shkodër-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Konfirmohet rasti i parë i murtajës tek kafshët në Shqipëri.

Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐢𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐚𝐫ë𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐢𝐦𝐭𝐚

U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧

Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.

Lexo dhe...  Covid dëmtoi edhe zemrën! Së shpejti në Shqipëri ilaçi që ndihmon pacientët me insuficencë kardiake

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim.

(Vizituar 8 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share