Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Vijon numërimi për kandidatët e listës së hapur për qarkun e Vlorës, teksa nga 449 kuti në total, janë numëruar deri tani 328 të tilla.

Votimet e 11 majit i kanë siguruara Partisë Socialiste 9 mandate në këtë qark, ndërsa PD ka marrë 3 mandate, duke siguruar futjen në Kuvend të 3 deputetëve nga lista e mbyllur, duke lënë kështu jashtë të katërtin në listë, Atird Hoxhën.

Në listën e hapur sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani PS ka siguruar 5 ulëse në Kuvend për deputetë.

Kështu në Parlamentin e ri do të jenë deputetë nga lista e hapur socialistët Damian Gjiknuri, Ardit Bido, Vullnet Sinaj, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini. Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.

Ndërkohë PD nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos.

PS 5 mandate nga lista e hapur: 

1     Damian Gjiknuri    7064

2     Ardit Bido     6520

3     Vullnet Sinaj 5485

4     Vasil Llajo     4772

5     Brunilda Mersini     2770

(Vizituar 77 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share