“Djali i politikanit më dhunoi”/ Adelina Tahiri: Kriza me burrin zgjati 6 muaj-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë. Ajo ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi.

Lexo dhe...  Qytetarët nuk mbajnë maskë? Ky shtet i detyron që të hapin varre për viktimat e koronavirusit

“Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Babai i tij ka qenë funksionar i lartë politikë. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: ‘Prit, pse?’ Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt”, tha ajo.

Adelina ka përjetuar paragjykime për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë, gjë që e ka bërë të ndihet e mbyllur në një rreth të ngushtë.

Lexo dhe...  Voglushja e verber e sheh per here te pare nenen e saj dhe boten me ngjyra… (VIDEO)

“Kam dalë gjithmonë e hapur për lidhjen time, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera”, theksoi ajo, duke zbuluar forcën e saj përballë gjykimeve të papërgjegjshme.

Ajo tregoi se problemi mes saj dhe bashkëshortit kishte zgjatur për gjashtë muaj, duke e bërë atë një periudhë sfiduese për çiftin.

(Vizituar 23 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share