Takimi me shqiptarët në Athinë, Rama mesazh: Shqipëria u kërkon të kthehen në atdhe, me kontrata pune, paga të mira e taksa të ulëta-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur sot drejt Greqisë, aty ku paraditen e nesërme do të mbajë një takim me shqiptarët në Panairin e Punës në Athinë.

Lexo dhe...  Gruaja me tre të mitur lihet pa ndihmë ekonomike, punonjësja e ka parë me makinë dhe mendon se divorci është fiktiv!

Në një video të bërë publike në Facebook, Rama shprehet se nesër në Athinë “do të shkojë” Shqipëria që për herë të parë ka mundësinë që t’u thotë emigrantëve shqiptarë që të kthehen në vendin e tyre, ku tashmë u jepet mundësia për kontrata pune me paga të mira dhe taksa të ulëta.

Lexo dhe...  I përfshirë edhe djali i dytë i Enver Hoxhës, zbulohet shkrimi i ‘New York Times’ për incidentin e Hotel Dajtit në 1990-Çkemi News

“Rrugës për Greqi sot, nesër në Panairin e Punës në Athinë. Dje shqiptarët shkuan për të gjetur një punë matan kufirit, nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për t’u treguar për punët që mund të gjejnë këtej kufirit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ‘ejani, kam punë për ju, me paga të arsyeshme dhe me taksa të ulëta’.

Lexo dhe...  Duan të na marrin tokat", flet gruaja e 60-vjeçarit që abuzoi seksualisht me të miturën: Jemi që 7 vite në konflikt me atë familje

Eja dhe kaloni të shihemi dhe të llafosemi nesër më sipërmarrës të fushave të ndryshme, për t’ju njohur nga afër për mundësitë dhe kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj gjykoni vetëm me qetësi dhe si të jetë më mirë për ju”, shprehet Rama.

(Vizituar 63 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share