“Bashkia e Tiranës po zhduk prova dhe dokumente”/ Kryetarja e komanduar i përgjigjet opozitës: Çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


“Lajmi i shpërndarë me dashakeqësi Bashkia e Tiranës po zhduk prova dhe dokumente, nuk është i vërtetë”, u shpreh në një reagim publik kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Lexo dhe...  Kreshnik Spahiu paralajmëron konflikt fizik mes mes demokratëve për selinë e partisë

“Ne, në Bashkinë e Tiranës nuk çuditemi më nga askush që na akuzon pa prova, pa arsye tjetër përveç interesit publik. Kemi parë e dëgjuar lloj çudirash. Përgjigja ka qenë vetëm një, do të vijojmë punën. Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg kamionë me dokumente në mes të ditës, në sy të një zonje që është akuzuar nga Partia Demokratike në trotuarin para bashkisë. Kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqje seriale, ku nuk mungon as aksioni, as satira, as trishtimi. Ky i fundit është për ata qytetar që nuk e kanë për kusur të mbushen me shpifje dhe trillime”, tha Ristani përmes një videoje në “Facebook”.

Lexo dhe...  Dado më ka ndaluar çdo takim”/ Veliaj: Më kërkon llogari për një makinë që bleu vjehrri para se të ndërronte jetë! Unë kam lëvizur me biçikletë, jo me Range të kuq si Ols Kingu-Çkemi News

Ristani tha se Bashkia e Tiranës siguron se çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv.

“Ne nuk jemi trembemi, as nga letrat anonime, as ato me autor. Puna na mban kokën lart me shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti, pasi puna nuk do të ndalet”, u shpreh ajo.

(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share