Me djegie dhe mavijosje në trup, 4-vjeçarja dërgohet në spital pas ditësh vuajtje në shtëpi! Arrestohet nëna -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Një vajzë 4-vjeçare është dërguar me djegie në Spitalin e Fëmijëve në Athinë së bashku me nënën e saj pasditen e së mërkurës së kaluar.

Sipas informacioneve, mjekët që e kanë ekzaminuar vogëlushen nga Siria kanë konstatuar se ajo kishte djegie të shumta në fytyrë, qafë, gjoks, bark, si dhe në vende të ndryshme në krahë dhe këmbë.

Lexo dhe...  Facebook e Instagram mbyllen në Europë/ Shkak mund të bëhet përplasja BE-SHBA për të dhënat personale të evropianëve

Në të njëjtën kohë, ajo kishte edhe mavijosje të shumta në trup.

Nga provat e mbledhura nga policia rezultoi se fëmija prej të paktën katër ditësh ndodhej në këtë gjendje kritike, i pafuqishëm në shtëpinë e tij. Nëna vendosi ta çonte vogëlushen në spital kur shëndeti i saj u përkeqësua ndjeshëm.

Departamenti i Mbrojtjes së të Miturve po heton rrethanat në të cilat i janë shkaktuar lëndimet fizike fëmijës katër vjeçar.

Nëna e katër vjeçares është arrestuar.

Lexo dhe...  BREAKING NEWS‼️

Për rastin janë njoftuar prokurori i prokurorisë penale dhe prokurori i të miturve, ndërsa ndaj vajzës katërvjeçare është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

(Vizituar 150 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share