Shtyhet seanca për Erion Veliajn, rinis në orën 13:30! Avokatët kërkojnë të njihen me dosjen-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme nisi seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.

Lexo dhe...  LETRA/ “Je i dënuar me vdekje”, publikohet letra: Si u kërcënua Koço Devole për rolin e tij

Seanca u shty për orën 13:30 raporton gazetarja Anila Hoxha, pasi avokatët kërkuan të njihen me dosjen.

Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha .

Lexo dhe...  Alda Klosi telefonoi menjëherë Arben Ahmetajn pasi zbuloi vjedhjen? Reagon avokati dhe tregon çfarë u zbulua nga të dhënat e telefonit: Prokuroria ka sjellë tabultatet e ...

Gjyqtari që ka miratuar masën e arrestit me burg për Erion Veliaj dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa shpjegon se ekziston dyshimi që ata mund të largohen, dhe se rrezikojnë të kryejnë krime njësoj të rënda si ato për të cilat po hetohen.

Për Erjon Veliajn gjykata kujton se ai vijon të ushtrojë funksione publike  dhe ekziston rreziku të abuzojë me detyrën. Po ashtu, ekziston rreziku të impaktojë provat dhe dëshmitarët.

Lexo dhe...  Përdhunuan një vajzë të mitur në Prishtinë, 62 vjet heqje lirie për gjashtë autorët

Si shembull gjykata përmend sjelljen e kryebashkiakut që dyshohet se ju shkroi mesazh hetuesve të byrosë kombëtare të hetimit. Një precedent tjetër i intimidimit të dëshmitarëve është edhe ai që hedh hije dyshimi edhe ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka, që dyshohet se ka  orientuar shtetasen Ina Goxhaj se çfarë duhet të thoshte në SPAK.

Dëshmitares thotë SPAK i është marrë telefoni duke ju zëvendësuar me një tjetër telefon. Ndërkohë që Abule dyshohet se ka pastruar paratë përgjatë një kohë të gjatë, ndryshe nga pesë biznesmenët të cilët ka të dhëna se kanë korruptuar për të marrë si shpërblim leje apo fonde publike.

Lexo dhe...  Mjerë ato prindër! 13 vjecarja shqiptare u iku fshehurazi me shokun, del momenti i vdekjes me makine (Video) -Çkemi News

Mes provave të administruara janë edhe deklaratat e pasurisë së kryebashkiakut Erion Veliaj prej 2013, si dhe informacioni i dëshmitarit X, i vetëidentifikuar si Nesti Angoni i cili në rruge anonime në 2023 dërgoi të dhëna në prokurorinë e posaçme, duke e vënë në lëvizje këtë të fundit.

(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share