Tragjedi në Gjakovë, humbin jetën tre të mitur pas shembjes së banesës-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 të mitur kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Lexo dhe...  Vranë dhe groposën babain në kasollen pranë shtëpisë, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, ja akuzat me të cilat përballen-Çkemi News

Sipas mediave kosovare, njëri nga viktimat është 16 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për viktimën e tretë ende nuk dihet mosha saktë.

Sipas zëdhënësit të policisë, fqinjët kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat.

Lexo dhe...  Realiteti i trishtuar në të cilën jetojmë shprehet më së miri përmes kësaj fotoje.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, njofton policia.

(Vizituar 78 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share