Lajmi Fundit; 14-vjeçari plagos me thikë babain e të dashurës së tij, arrestohet -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një djalë vetëm 14 vjeç ka sulmuar me thikë babain e të dashurës së tij, dy vjet më e madhe.

Lexo dhe...  Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 155 të plagosur,18 në gjendje kritike-Çkemi News

Ngjarja ndodhi në Selanik dhe i mituri është arrestuar nga policia, kurse i plagosuri nuk ka rrezik për jetën, raporton noa.al.

Policia lokale tha se 14-vjeçari, ditën e Krishtlindjeve goditi me thikë babain e të dashurës së tij 16-vjeçare në Panorama, në Selanikun lindor.

Prokurori ka proceduar penalisht 14-vjeçarin në Selanik për plagosje të rëndë, armëmbajtje dhe përdorim të armës.

Lexo dhe...  Shefi i OBSH-së: Neglizhimi i Covid 19 mund të krijojë një variant edhe më vdekjeprurës

I mituri ishte i lidhur me vajzën 16 vjeçe të 64 vjeçarit. Në një moment ai është gjendur mes sherrit që ka ndodhur mes vajzës dhe babait në shtëpinë e tyre.

Më pas 14-vjeçari ka nxjerrë një thikë që kishte në posedim dhe ka goditur me të 64-vjeçarin duke e plagosur në pjesën e mesit.

 

(Vizituar 4 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share