Kanceri i zorrës së trashë po përhapet me të madhe tek të rinjtë, mjekët: Ja dy gabimet që po bëjmë..-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Në Shqipëri po rriten shifrat e të prekurve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë siç njihet ndryshe.

Kjo semundje përbën 11% të të gjitha tumoreve, ndërsa është në rritje edhe tek moshat e reja.

Lexo dhe...  Çfarë i ndodh trupit nga mungesa e seksit, mësoni si të luftoni pasojat

Specialistë thonë se dieta e varfër ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shkaktarët kryesore.

“Pacienët që kanë të afërm të shkallës së parë kanë 30% më shumë që të shfaqin një kancer të zorrës së trashë, ndikimi shume i rëndësishëm i faktorëve ambiental, duke filluar që nga dieta, gjithashtu mungesa e aktivitetit fizik, faktorë të tjerë si duhani, alkooli, stili i jetesës jo të shëndetshme ndikon shumë në kancerin e zorrës së trashë”, tha Hysni Dede, mjek gastrohepatolog

Nutricionistët japin disa këshilla për të parandaluar shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë si dhe kujdesin që duhet të tregohet gjatë periudhës së festave.

Lexo dhe...  Gruaja vdes nga ataku, familjarët shkatërrojnë urgjencën

“Sipas shumë studimeve ka një lidhje sidomos të kequshqyerjes, për formimin e kancerit në zorrën e trashë dhe prandaj këshillohet shumë që pacientëve të tillë ti eliminohen totalisht nga regjimi ushqimor mishi i kuq, është mirë që të kenë një dietë të pasur me fibra, me drithëra integral, fruta, perime dhe në pjesën e proteinave të konsumojnë mishin e bardhë. Gjithashtu një dietë e pasur me antioksidantë”, deklaroi Arlinda Garuci,  dietologe.

Lexo dhe...  Depresioni sezonal mund të shfaqet edhe në pranverë, shkaqet dhe si ta përballoni

Mjekët shpjegojnë se depistimet periodike janë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

(Vizituar 138 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share