Njelloj si Parashqevia? Historia rrënqethëse/ Valbona Selimllari tregon kush donte ta përdhunonte… -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Valbona Selimllari mbetet jo vetëm një nga më të bukurat e Shqipërisë, por edhe një nga personazhet më të dashur për publikun.

Lexo dhe...  Tema : Nedion Marku personazhi me i dashur per showbizin

Ish-Miss Shqipëria, tashmë edhe moderatore e emisionit “Më jep dorën”, gjithnjë shfaqet e qetë dhe shumë pozitive, prandaj Ermali e pyeti sot gjatë intervistës nëse ajo është bërë ndonjëherë me nerva.

Valbona tregoi se bëhet nevrike ndonjëherë dhe tregoi një rast shokues që i ka ndodhur vite më parë.

“Unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga vitet ‘94 në ’97 ka pasur situata të tmerrshme. Shpeshherë dilnin djemtë në rrugë dhe ngacmonin vajzat. Kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme.

Lexo dhe...  Historia tronditëse Greke!: Termi Grek kurr nuk pëmendet në Burimet Historike! Populli Grek nuk ka ekzistuar fare!

Më ka ndodhur dhe mua. Kthehesha nga teatri në ’97 dhe para se të futesha në shtëpi në rrugë më dalin dy djem. Njëri nga ata më pyeti si e ke emrin. Ç’të duhet emri im ty i thashë. Më qëlloi me grusht dhe mu errën sytë. Për fat të mirë unë kam qenë gjimnaste dhe krahët i kam shumë të fuqishëm. U përmenda dhe e lashë të më çonte deri te cepi i pallatit.

Lexo dhe...  VIDEO/ “Sëmundja doli më e fortë”, Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së bashkëshortes: Ishte motiv…

Se ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndërmend të bënte. I thashë që të ka qëlluar me njeriun e gabuar dhe nuk mbaj mend si e rraha, por di që e vura poshtë këmbëve të mia, gjurin mbi kurriz dhe e mbaja nga krahët që të mos ikte. Në një moment dëgjova që kishte njerëz dhe shkëputa vëmendjen.

Lexo dhe...  Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, reagon aktori dhe miku i tij Petrit Malaj: Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj-Çkemi News

Ai gjeti rast dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të natës me idenë që do kthehet të marrë çelësat. Por për fatin e tij të mirë nuk u kthye, ndryshe do kishte ngrënë një dru tjetër dhe do kishte qenë në burg”, tregoi Valbona.

(Vizituar 511 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share