
GJEORGJI- Dymbëdhjetë persona u gjetën të vdekur në një shtëpi pushimi pranë një restoranti në një vendpushim skijimi në Gjeorgji. Lajmin e konfirmoi policia ndërsa dyshohet se viktimat janë helmuar nga monoksidi i karboni.
“Nga ekzaminimet paraprake nuk rezulton asnjë gjurmë dhune në trupat e viktimave, 11 prej të cilëve janë shtetas të huaj dhe një shtetas gjeorgjian, të cilët u gjetën në shtëpi pushimi në katin e dytë të një restoranti indian në Gundauri”, tha policia.
Trupat u gjetën të shtunën. Sipas hetimeve të para, një gjenerator ishte vendosur pranë dhomave dhe brenda ndërtesës. Sipas autoritetet gjeneratori i naftës ishte vënë në funksion për shkak se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në ndërtesë të premten. Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet ndërsa po kryhen testet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 12 viktimave.
🚨#BREAKING: 11 foreigners among 12 people found dead at restaurant in Georgian ski resort of Gudauri; no signs of violence on the bodies. – RIA/SHOT
pic.twitter.com/ygqpcTbQpu— R A W S G L 🌎 B A L (@RawsGlobal) December 14, 2024
