VIDEO/ Ikona e këngës shqiptare, Parashqevi Simaku, rrugëve të New York-ut në gjendje të…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 dhe e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu, ka ngjallur një diskutim të madh në rrjetet sociale.

Lexo dhe...  Dimal/ Tre fëmijë jetimë në rrezik për jetën! Thirrja therëse e gjyshit për ndihmë: Shtëpinë e shembi stuhia, jetojmë në rrënoja, pa ushqime e veshje! -Çkemi News

Në pamje shfaqet një grua, e cila dyshohet se është këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, teksa merr një “Çantë Bekimi” nga një grup fëmijësh, e dedikuar për të pastrehët.

Në kronikën e televizionit amerikan, ata i referohen kësaj gruaja si “backpack recipient” një term që iu referohet të pastrehëve, që marrin si ndihmë një çantë të mbushur me gjëra të nevojshme.

Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë ndarë profile në Fb, që mbajnë emrin Simaku Nolfe, të cilat shpesh ndajnë pamje dhe kujtime nga karriera e Parashqevi Simakut në Shqipëri.

Kjo ka shtuar dyshimet për identitetin e gruas në video, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.

Lexo dhe...  Ndodh cudia në Shqipëri/ I vdekur prej 15 vjetësh, ‘çohet’ nga varri dhe ja cfare u ben familjareve -Çkemi News

E lindur në Kavajë në shtator 1966, Parashqevi Simaku debutoi në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Ajo u bë shpejt një nga zërat më të dashur të publikut shqiptar, duke fituar çmime të rëndësishme në festivale.

Në vitin 1985 ajo zuri vendin e parë në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH me këngën “Në moshën e rinisë”. Tre vite më pas, në 1988, ajo fitoi sërish çmimin e parë me këngën “E duam lumturinë”, të kompozuar nga Pirro Çako.

Lexo dhe...  Jep shpirt nga sëm undja e ligë 6-vjeçari, fjalët e fundit të prekin zemrën: Mos qani për mua…

Gjatë karrierës së saj në Shqipëri, Simaku interpretoi një repertor të pasur që përfshinte këngë të dashura për publikun shqiptar.

(Vizituar 527 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share