
Në Dimal, i moshuari Kujtim Selamaj rrit i vetëm nipërit dhe mbesën. Ata ka mbetur në qiell të hapur, pasi banesa u shemb nga moti i keq me shi dhe erë. Nuk kanë ushqime as veshje, ndërsa trarët rrezikojnë t’i zënë brenda. Report TV u bën thirrje Bashkisë Dimal dhe Ministrisë së Mbrojtjes Sociale të gjejë sa më parë një strehë të sigurt për 71-vjeçarin dhe tre të miturit.
Rreshjet e rëna ditët e fundit kanë shkatërruar banesën e 71-vjeçarit Kujtim Sulejman në fshatin Skrevan të Dimalit. Gjysh, Kujtimi së bashku me dy nipër të moshës 11-vjeçare dhe mbesën 9-vjeçe kanë mbetur pa strehë. Çatia e banesës është shembur dhe muret janë duke rënë, siç shihet në pamjet e Report tv.
Kujtimi rrëfen momentet e ankthit, kur pa se stuhia po rrëzonte tjegullat dhe arriti të nxjerrë shpejt dy nipërit dhe mbesën të cilët ishin brenda në banesë.
“Çatia po bën 3 ditë që rënë. Po binte shi dhe pashë që tjegullat ishin duke rënë nga çatia. Arritëm të dalim menjeherë bashkë me fëmijët. Nuk u dëmtuam! Shpëtuam! Këtu banojmë 4 persona, tre fëmijë dhe unë. Mbaj 3 fëmijët e djalit vetem me pensionin që është 100 mijë lek të vjetra. Jemi dobët të shumë nga ekonomia. S’kemi të ardhura, është e vështirë të jetosh. Shtëpia është e pabanueshme, dhe një shi të bie dhe shembet fare”, tha Kujtim Selamaj.
