Ky është denoncimi një qytetari : Mashtrim me GoFundMe: Nik Kola dhe Xhevahire Laqi Akuzohen për Falsifikim Dokumentesh Mjekësore(Foto, Video)-Çkemi news

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një rast tronditës ka dalë në pah, ku Nik Kola dhe Xhevahire Laqi janë akuzuar për falsifikimin e dokumenteve mjekësore, ndërkohë që pretendojnë se po mbledhin 60,000 euro për shërimin e fëmijës së tyre të sëmurë përmes një fushate në GoFundMe.

Sipas burimeve të shumta dhe dëshmive të shpërndara në rrjetet sociale, çifti ka përdorur dokumente që janë raportuar si të falsifikuara. Institucioni mjekësor përkatës ka konfirmuar se dokumentet nuk janë të vlefshme, pasi ato mungojnë vulat zyrtare dhe janë shkruar në shqip – një praktikë e pazakontë për një dokumentacion të tillë.

Gjithashtu, institucioni ka deklaruar se nuk ka ofruar ndonjë shpresë për shërimin e fëmijës, duke konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e pandryshueshme.

Ky rast ka shkaktuar reagime të ashpra në publik, pasi video dhe dokumente që dëshmojnë për mashtrimin e dyshuar po qarkullojnë gjerësisht. Akuzat përfshijnë shfrytëzimin e fëmijës së sëmurë për përfitime financiare personale.

Lexo dhe...  Shpërthim KOZMIK i paprecedentë: Kinezët kapin për herë të parë momentin kur supernova ‘çan’ sipërfaqen e një ylli!”-Çkemi News

 

Për autoritetet kompetente kërkohet të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar këtë çështje dhe për të vendosur drejtësi. Ndërkohë, qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm kur mbështesin fushata të tilla pa verifikime të plota.

Anonim ju lutem.

(Vizituar 62 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share