Thirrje për ndihmë: E moshuara 85-vjeçare e braktisur në spitalin e Shkodrës -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një situatë prekëse është raportuar nga spitali i Shkodrës, ku një grua e moshuar, rreth 85 vjeç, ka mbetur e vetme pa asnjë përkujdesje familjare që nga e hëna.

Lexo dhe...  Erdhi për pushime/ Kush ishte gruaja italiane që vdiq papritur në Shqipëri, filloi të ndihej... -Çkemi News

Një qytetare, e shtruar në të njëjtin pavijon, ka ndarë këtë histori në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar se kujdesi dhe ngrohtësia ndaj të moshuarës po ofrohen vetëm nga stafi i kardiologjisë dhe pacientët e dhomës.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Tiranë - Durrës për 22 minuta, hekurudha moderne me 11 stacione/ Ja kur do të jetë gati... -Çkemi News

“Nga e hëna e deri sot nuk është paraqitur asnjë familjar për t’u kujdesur për të. Përkujdesja dhe ngrohtësia i janë ofruar vetëm nga stafi i kardiologjisë dhe pacientët e dhomës,” – shkruan qytetarja.

Lexo dhe...  Kosova është Shqipëri”, tifozët shpalosin banerin në ndeshjen AEK-Ajax në Greqi

Apeli i saj bën thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve për të ndihmuar këtë nënë të moshuar, që duket të jetë lënë në harresë nga familja.

Lexo dhe...  Sot “Dita e Verës”/ Çfarë simbolizon festa pagane e ballokumeve dhe kuptimi i verores-Çkemi News

Kjo histori rikthen në vëmendje rëndësinë e mbështetjes për të moshuarit dhe përkujdesjes ndaj tyre, sidomos në momente të vështira siç janë ato të shtrimit në spital. Ndihma dhe solidariteti i komunitetit mund të bëjnë një ndryshim të madh për këta persona që kanë dhënë kaq shumë gjatë jetës së tyre.

(Vizituar 117 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share