“Këtu më kini, si dikur, do të jem përgjithmonë”, letra rrëqethëse e prindërve të Martin Canit: I jemi mirënjohës për mësimet që na la-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, përmes një letre ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këtë ngjarje të rëndë.

Lexo dhe...  Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë në lule të rinisë Fabioli

Në letrën e bërë publike, ata shprehen ndër të tjera se “ëndrra vazhdon dhe se Martini është pranë nesh”.

Letra:

“Ëndrra vazhdon”

Hapat që ti hodhe shtruan një qilim idesh, ëndrrash dhe objektivash, ku ti ishe nismëtar e ne të gjithë bashkëudhëtarë.

Lexo dhe...  Sa shqiptarë popullonin Athinën dy shekuj më parë?

Zgjoheshim me buzëqeshjen tënde, motivoheshim me ambicjet e tua, drekonim e darkonim me dëshirat dhe sukseset e tua.

Dhoma ku ti thurje ëndrrat, streha ku ti u linde, u rrite dhe luftove për qëllimet e tua, nga sot e tutje do të jetë strehë për çdo futbollist, mik e admirues që e deshi dhe do ta dojë përgjithmonë MARTININ.

Lexo dhe...  VIDEO/ Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin-Çkemi News

Në mure do të gjeni fjalët, batutat, ëndrrat dhe objektivat e tij. Çdo fotografi, bluzë, top, aksesor apo mesazh, detyrat në fletore, të përfunduara apo jo… çdo gjë që gjithsecili nga ju ia kushton kampionit, është i mirëpritur në strehën e MARTINIT.

Kjo strehë nuk është thjesht një vend, por një burim frymëzimi, ku çdo i ri do të mësojë që puna, pasioni dhe përkushtimi mund t’i shndërrojnë ëndrrat në realitet.

Sot, i jemi mirënjohës Martinit për mësimet që na la. Për buzëqeshjen që ndriçonte çdo ditë, për forcën që frymëzonte ekipin dhe për shpirtin e tij të palodhur që kërkonte gjithmonë më të mirën.

Lexo dhe...  “Na mori 1 mijë euro, djali vdiq”/ Denoncim i ri për mjeken e Onkologjikut që kishte “merak” fotot!-Çkemi News

Gjej rastin të falenderojmë nga thellësia e shpirtit familjen, fisin,  miqtë, mësueset/it, trajnerët, të gjithë popullin shqiptar, në Shqipëri, diasporë, e kudo… që u solidarizuan dhe na u gjendën pranë në këto çaste tepër të vështira për familjen tonë, tifozat KUQ E ZI, që mbajtën 1 min heshtje në Air Albania, FSHF e në veçanti Presidentin Armando Duka. Falenderime e bekime për  të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të mrekullueshëm, sepse Martini nuk ishte vetëm një individ – ai ishte një frymë, një forcë që na bashkoi dhe vazhdon të na udhëheqë.

Nga lart, Martini na shikon dhe na përshëndet me një mesazh të qartë:

“Këtu më kini, si dikur. Unë jam këtu, dhe do të jem përgjithmonë.”

Lexo dhe...  Foto/ Ky është Aldo Hasani, si mashtronte qytetarët se ishte Shef Krimesh në Dibër! Videoja në rrjetet sociale!-Çkemi News

Ai na mësoi se ëndrrat nuk ndalen kurrë. Përmes tij, ne guxojmë të ëndërrojmë më shumë. Martini nuk ishte thjesht një emër, por një dritë që ndriçon rrugën e çdo zemre që beson në guxim dhe në të pamundurën.

Ëndrra vazhdon… dhe Martini do të jetë gjithmonë mes nesh…

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve Angel & Florina CANI!

(Vizituar 50 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share