Dy pakica, dy standarde Shkruan: Refik HASANI-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Dy pakica, dy standarde

Shkruan: Refik HASANI
Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të Republikës së Serbisë,do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke u pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

Lexo dhe...  Klodiana Lala nxjerr detaje: Rama u përplas me të besuarit e Veliajt në bashki-Çkemi News

Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga ashtuquajtur ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’.

Serbia ende i mban funksionale institucionet paralel, gjatë gjithë kohës edhe pas datë 10 qershor 1999, ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE.

Lexo dhe...  VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ Selanikun me flamuj kuqezi dhe të UÇK, mediat greke: Parkuan makinat dhe kërcenin-Çkemi News

Në këtë rast pakica Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës.

Kurse, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.

Lexo dhe...  Për regjistrimin e popullsisë, që do të mbahet në vitin 2022 Shkruan:Refik Hasani

Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën e OKB-së.

Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë.

Lexo dhe...  Historiania greke tregon emrat e kryengritësve më të shquar arvanitas të vitit 1821 (video)-Çkemi News

Që nga dita e djeshme, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të ashtuquajtur ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’, do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po vazhdojn të diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

18.11.2024

(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share