Të dhënat – Shkencëtarët zbulojnë se cila krijesë do të sundojë Tokën nëse njerëzimi shuhet-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Oktapodët janë speciet që kanë më shumë gjasa të pushtojnë botën pas njerëzve, thonë shkencëtarët.

Ekspertët kryesorë botërorë pohojnë se krijesat me tetë gjymtyrë janë gati të bëhen forca dominuese në Tokë nëse njerëzimi shuhet.

Lexo dhe...  Katër arsye të zakonshme që divorcohet një çift

Në rast të zhdukjes qoftë nga luftërat, qoftë nga ndryshimet klimatike, jovertebrorët detarë thuhet se zotërojnë atributet fizike dhe mendore të nevojshme për të evoluar në speciet e ardhshme që ndërtojnë qytetërim.

Lexo dhe...  300 Million Year Old Screw Is Proof of A Lost Civilization!

Profesori Tim Coulson nga Universitetit i Oksfordit tha: “Zhdërvjelltësia, kurioziteti, aftësia e tyre për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe inteligjenca supreme do të thotë se ata mund të krijojnë mjete komplekse për të ndërtuar një qytetërim të gjerë si Atlantida nën ujë.”

Megjithëse oktapodi nuk ka gjasa të zhvillohet në një kafshë të plotë tokësore, sipas ekspertëve ai është mjaft i zgjuar për të “zgjatur” kohën e tij jashtë ujit për të zhvilluar metoda të reja gjuetie.

Lexo dhe...  A jeton një tjetër “unë” në një univers paralel? Ja çfarë thotë shkenca, pa mistere-Çkemi News

Profesori tha se grabitqarët, të cilët mund të marrin frymë për 30 minuta jashtë ujit, mundet, gjatë miliona viteve, të zhvillojnë metodat e tyre të gjuetisë në tokë në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë njerëzit në det.

(Vizituar 748 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share