Thellohet tragjedia. Shkon në 4 numri i viktimave në atentatin Shkodër-Koplik. Ndërron jetë edhe drejtuesi i motorit -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Thellohet tragjedia në atentatin e ndodhur në Koplik të Shkodrës. Ka shkuar në 4 numri i viktimave.

Lexo dhe...  Trump fiton shtetin e parë të “fushëbetejës”, kryeson me 230 vota-Çkemi News

Policia informon se ‘në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi Bashkim Basha, 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Lexo dhe...  Më këputi shpirtin”, aktori shkodran flet për takimin e fundit me Zef Dedën: E kishte pranuar vdekjen

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve’.

(Vizituar 123 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share