SPAK u nxjerr të palarat Metës dhe Kryemadhit: Shpenzuan mbi 100 mijë euro për ndërhyrje estetike-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht mbi arrestimin e Ilir Metës dhe procedimin e Monika Kryemadhit.

Lexo dhe...  PROFIL/ Kush është Joan Pelushi, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse që pason Anastas Janullatos-Çkemi News

Ndaj tyre rëndojnë 3 akuza. Mes shumë aferave, SPAK përmend dhe atë të ndërhyrjes estetike. Sipas prokurorëve, ata kanë shpenzuar mbi 100 mijë euro, por nuk i kanë deklaruar.

Lexo dhe...  Ekzekutimi i Pëllumb Metës/ Anila Hoxha: Ja çfarë u ndodhi fëmijëve në burg! Përse mamaja nuk shkoi t’i vizitonte, viktima u qëllua nga…

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.  Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal”, njofton SPAK.

(Vizituar 151 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share