E moshuara që i vuri flakën vetes para Bashkisë jetonte në varfëri, qendra ku strehohej u mbyll -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 59-vjeçare e dëshpëruar nga gjendja ekonomike në të cilën ndodhet tentoi të vetëflijohet duke i vënë zjarrin vetes ditën e sotme para godinës së Bashkisë së Durrësit.

Lexo dhe...  IKMT kërkon të prishë një hotel në Radhimë, pronari tenton të vetëvritet

Punonjës të policisë bashkiake dhe kalimtarë të rastit kanë ndërhyrë shpejt për të shuar zjarrin, që i ka djegur këmbët dhe një pjesë të duarve. Pas ndihmës së parë në urgjencën e spitalit të Durrësit, ajo është dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar.

Lexo dhe...  Njerëzit shokohen kur mësojnë çfarë ndodh kur klikojnë në kutinë “nuk jam një robot” (fotot)

Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike Fatime Gashi tentoi të digjej me benzinë. Vetë e papunë. Po ashtu dhe i biri 29-vjeçar. E vetmja e ardhur e familjes është një pension familjar në masën e 7,700 lekëve që merr pas vdekjes së tê shoqit. Ndaj që nga viti 2021 ajo frekuentonte Qendrën Ditore të të Moshuarve që administrohet nga Bashkia e Durrësit. Por prej ditësh kjo qendër ka mbyllur dyert për të moshuarit pasi është në procedurë tenderimi për ushqimin.

Lexo dhe...  Efi apo Mikela? Cila do e zvendësojë Ledjonën tek “Piranjat”?

“Fatimja ka ardhur në qendrën tonë në janar të 2021-shit, ka pasur probleme ekonomike Gjatë këshillimit që ka bërë me punonjësit sociale nuk ka shprehur diçka shqetësuese, ka thënë që problemet shëndetësore i ka pasur, por nuk ka pasur problematika”, tha Megi Hasani, Drejtuese e Qendrës Ditore të të Moshuarve për Tch.

Lexo dhe...  I dha fund jetës duke pirë fotoksinë, detaje nga vdekja e 45-vjeçares në Berat! Nuk e donin fëmijët…

Akti i saj para ndërtesës së Bashkisë ka tronditur opinionin publik, ndërsa pensioni i vogël familjar, pamundësia për të punuar e siguruar të ardhura, si dhe mbyllja e qendrës ku ofrohet një vakt i ngrohtë ushqimi dyshohet se janë motivet që e çuan drejt aktit ekstrem.

(Vizituar 183 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share