‘Vitin tjetër mund të mos jem më!’ Letra rrëqethëse e grave me kancer përpara deputetëve shqiptarë -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“Është e tmerrshme kur ti shkon dhe thonë nuk ka ardhur ilaçi. E kam bere 23 ditë nga shtëpia në spital për të bërë scaner dhe ishte i prishur. Por scaneri duhet bërë kur duhet, jo kur të rregullohet. Unë sot dua përgjigje konkrete, vitin tjetër mund të mos jem më!”, thotë Ornela Nura.

Lexo dhe...  Një trafik i ri Shqipëri-Itali po lulëzon në heshtje! Breshkat e tokës shiten nga 60-2000 euro në tregun e zi

Gratë me kancer gjiri kanë parashtruar kërkesat dhe problematikat që hasin gjatë betejës së tyre në luftë me kancerin para deputetëve të komisionit të shëndetësisë në një tryeze organizuar nga YËCA Shoqata e Grave Kristiane.

“I kërkuam vjet por na gënjyet”, shprehet Majlinda Nanaj.

Gratë me kancer i mbështet fort edhe drejtori mjekësor i Spitalit Onkologjik kirurgu Helidon Nina.

Lexo dhe...  Përse fëmijët nuk dinë lexim? “Neglizhencë nga mësuesit, prindërit dhe tekstet e këqija”

“E kam ngritur zërin disa herë për proteza dhe paruke”, thotë Sinkron Helidon Nina, Dr Mjekesor i spitalit onkologjik.

“E rëndësishme është që të mos mungojnë ilaçet”, thotë Dona Godaj, Dr ekzekutive e YWCA.

Kërkesat dhe shqetësimet grave te hedhura ne letër nga Shoqate Grave Kristiane që i mbështet ku insistohet ne blerjen e aparaturës se pet scanerit lehtësimin procedurave të kempit, apo aksesi në shërbimi do te shkojnë sërish në parlament, ndërkohë qe zv.ministrja e shëndetësisë e pranishme ne këtë takim premtoi realizimin e disa prej tyre

Lexo dhe...  E paparë tek Arditi! Kjo grua rr.ah burrin dhe e tr.adhëton me 5 burra. Ndodhë e papritura në TV Klan

“Brenda një viti do te sigurojmë protezat dhe paruke”, thotë Entela Kolovani, zv ministre e Shëndetësisë.

(Vizituar 35 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share