Sarandë! Automjeti del nga rruga dhe bie në oborrin e një banesë, 4 persona të lënduar-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Sarandë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, ku shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.

Lexo dhe...  Lajm i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur Emri-Foto-Çkemi News

Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Vizituar 115 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share