Lajmi Fundit: Ngjarje e rëndë, burri vret bashkëshorten dhe vajzën, plagos djalin 9-vjeçar(Foto)-Çkemi News –

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar këtë të martë në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë vrau bashkëshorten, vajzën e tij të mitur dhe më pas plagosi rëndë djalin e tij 9-vjeçar.

Lexo dhe...  TENSION NË VLORË/ Tregtarët protestë para Bashkisë:

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku 50-vjeçari R.Sh ndërmori krimin e rëndë për motive ende të paqarta.

Mediat raportojnë gjithashtu se ka qenë nëna e 36-vjeçares e cila ka qenë e para që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka parë skenën e krimit, pasi kishte telefonuar disa herë vajzën dhe ajo nuk i ishte përgjigjur, shkruan A2.

Lexo dhe...  LSI me emër të ri, Meta: Do të jetë Partia e Lirisë!

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.

Lexo dhe...  Vrasje e dyfishtë në Lezhë, babë e bir vriten nga ish-dhëndri

Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, shkruhet në reagimin e policisë së Tetovës për këtë ngjarje.

(Vizituar 520 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share