Reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën

Shqipëria pritet të jetë sot në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Lexo dhe...  Tornado vdekjeprurëse në Amerikë, qindra viktima dhe të plagosur-Çkemi News

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra-Çkemi News

Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Lexo dhe...  Reshje shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme-Çkemi News

Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive me shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Lexo dhe...  Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën-Çkemi News

Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 24°C, në zonat e ulëta 12 deri 29°C dhe në zonat bregdetare 16 deri 27°C.

(Vizituar 93 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share