TRONDITËSE/ Nëna vret dy vajzat e saj të mitura, njëra arriti të thërrasë policinë për ndihmë para se të jepte shpirt..-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një grua 38-vjeçare është dënuar me 78 vjet burg në SHBA, nën akuzë për vrasjen e dy vajzave të saj, 5 dhe 15 vjeç.

Rasti tronditi komunitetin lokal në gusht 2018, kur vajza 5-vjeçare  e Veronica Youngbllod, pësoi shok si pasojë e një ilaçi që i kishte dhënë e ëma, ndërsa 15-vjecarja Sharon, arriti të thërrasë autoritetet për ndihmë, edhe pse disa minuta më vonë ndërroi jetë e mbuluar nga gjaku.

Lexo dhe...  Meta planifikon eliminimin fizik të Monikës!

Adoleshentja denoncoi nënën e saj si vrasëse gjatë telefonatës së saj me policinë, e cila u përdor si provë në gjykatë.

Sipas “New York Post”, disa nga anëtarët e jurisë që dëgjuan telefonatën tragjike u tronditën aq shumë sa më vonë kërkuan mbështetje psikologjike. Youngblood, 38, u tha hetuesve se kishte ndërmend të vriste veten pasi kishte vrarë vajzat e saj. Ajo kishte pasur një betejë të zgjatur ligjore me ish-bashkëshortin e saj, i cili po lëvizte në Misuri dhe donte të merrte të dy fëmijët me vete. Në fund ish-çifti kishte rënë dakord që Ron Youngband të merrte me vete vetëm vajzën 5-vjeçare.

Lexo dhe...  Shokuese në Vlorë, vajza e zhveshur filmohet duke u m*sturbuar në mes të parkut të qytetit

Pas krimit brutal, 38-vjeçarja, që kishte punuar më herët si prostitutë, telefonoi ish-bashkëshortin e saj për t’i thënë se e urrente dhe se ai kishte qëlluar fëmijët e tyre. Gruaja kishte blerë armën që përdori në vrasje nëntë ditë më parë.

Lexo dhe...  Shfrytëzoi seksualisht për dy vite të miturën! Kirurgu ishte besimtar, kishte edhe tre gra të tjera (Detaje)

38-vjeçarja, e rritur në Argjentinë, e quajti veten një “nënë e mirë” në gjykatë, duke thënë se “nuk ishte mirë psikologjikisht në ato momente”.

(Vizituar 413 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share