Meta planifikon eliminimin fizik të Monikës!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

 

Pasi po bëhen katër muaj që doktori është në arrest shtëpie, interesi i opinionit ka rënë dukshëm. Kjo e ka shqetësuar doktorin i cili është lidhur me Metën për të diskutuar strategjitë e reja.

Berisha: Ilir, si je, se po të shikoj në portale që po kacaviresh nëpër hekura dhe ngjitesh në male?

Meta: Mirë jam doktor. Po përpiqem të ngjall interesin e publikut se kemi rënë fare doktor.

Berisha: Lere atë punë Ilir. Nuk duan t’ja dinë njerëzit. E mban mend kur unë publikoja çdo ditë ecjet që bëja në Gjirin e Lalzit dhe njerëzit në vend të shikonin sa hapa bëja, pyesnin se ku i gjeta lekët që bëra vilën. Edhe për ty do mendojnë se shëtit nga kodrat që ke blerë në periferi të Tiranës.

Lexo dhe...  Arrestimi i Vangjush Dakos, caktohet seanca për ish-kryebashkiakun

Meta: Po çfarë të bëjmë doktor? Për shembull të vras këtë Bramllarin dhe të themi që e vrau Rama të mos zbulohej se i shiste sekrete?

Berisha: Kush është ky, mos është tek grupi i deputetëve të Gazit?

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
Lexo dhe...  Përsëritet drama! 34-vjeçari mbante kyçyr gruan, e vëzhgonte me kamera dhe e dhunonte

Meta: Jo jo, është nënkryetari i partisë time

Berisha: Ilir, bëhu serioz. Të gjithë do mendojnë se e vrau Tedi kur donin ta hidhnin tek bashkia dhe e shtypi me bythë.

Lexo dhe...  Rrëfimi tronditës i 30-vjeҫares nga veriu i Shqipërisë: U përdhunova që në moshën 13-vjeçare për 8 vite, linda fëmijë, abuzuesit më…

Meta: E drejtë. Po sikur të shpik ndonjë histori dashurie dhe Monika bëhet xheloze dhe do të më vrasë?

Berisha: Ilir, kush i ha ato? Më mirë hap llafin që ke vdekur dhe je kthyer lugat.

✅ New Spot✔
***** 👀 🙆 *****

Meta: Doktor, po sikur të vras Monikën?

Berisha: Ky është një opsion serioz, megjithëse nuk kemi ndonjë shembull nga byroja që të kenë vrarë gratë. Më e besueshme do isha të vrisja unë ty, meqë e the vetë që unë do bëhem president dhe ti kryeministër.

Meta: Po atë as unë vetë nuk e besoj doktor, edhe ata në sallë filkuan të qeshnin. Më mirë po mendoj një gjë tjetër. Dhe të lutem hiqe nga mendja këtë variantin e fundit, se unë nuk jam Azem Hajdari. Nuk luan njeri vendit për mua po nuk i dhashë lekë./dritare.net

👍 🆗

(Vizituar 523 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share