Të hënën reshje intensive dhe shtrëngata, katër qarqet më të rrezikuara -Çkemi news

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Moti i paqëndrueshëm do vijojë të na shoqërojë edhe gjithë javës. Sipas Qendrës kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore pranë Institutit të Gjeoshkencave, ditën e hënë priten reshje mesatare shiu në qarkun Elbasan dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera, lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë, Berat dhe Korçë.

Lexo dhe...  Rënie e ndjeshme e temperaturave, parashikimi i motit për datën 16 dhjetor 2023

Sipas buletinit të IGJEO, reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në këto qarqe. Në Elbasan parashikohen se në 24 orët e ardhshme niveli i reshjeve të kalojë mbi 45mm, duke rritur edhe rrezikun për problematika.

Në buletin përcaktohet se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë.

Lexo dhe...  Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Sipas parashikimeve, temperaturat ditën e hënë do të pësojnë një rritje me 4-5 gradë Celsius në krahasim me fundjavën që temperaturat maksimale zbritën nën 20 gradë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 15/22 °C , në vendet e ulëta: 14/23 °C ndërsa në vendet malore: 9/17 °C.

Lexo dhe...  Grabitja në Lezhë/ Policia: 10-vjeçari vodhi gjithë lekët te furra dhe ia mbathi

Autoriteti Rrugor njofton se të gjitha mjetet dhe punëtorët janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor.

(Vizituar 224 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share