Reshje shiu të përziera me borë e rënie e temperaturave, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Rënie e ndjeshme e temperaturave e rrebeshe shiu priten gjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për Motin”.

Në vise më të larta malore të dielën reshjet e shiut do të përzihen apo shndërrohen në borë.

Lexo dhe...  Java nis me vranësira dhe shi, ja sa do të jenë temperaturat-Çkemi News

“Ditën e diel më shumë vransira përfshinë vendi, e ndërkohë që parqiten kohëpaskohe të reshura shiu, herë herë me intenzitet mesatarë.  Temperaturat zbresin në 13C e 14C.  Me rënie të temperaturave deri në mbrëmje, në vise më të larta malore reshjet e shiu përzien apo shndërrohen në borë. Nga dita e hënë do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, sa me vransira, intervale me diell, si dhe me rrebeshe të dobëta shiu kohëpaskohe.  Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 19C, të martën.  Minimalet zbresin deri në 7C.”, thuhet në njoftim.

Mot i paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë javës së ardshme, me të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat do të jenë nën vlera normale, prej 16C deri 20C.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit ;Stuhia e fortë në Spanjë do prekë edhe Shqipërinë, Meteorologia Porja tregon datat- Çkemi News

“ Të reshurat duken të mundshme përgjatë fundjavës vijuese, e temperaturat maksimale shënojnë një rritje graduale deri në 22C e 23C.  Në javën e fundit të shtatorit, priten mundësi për më shumë intervale me diell, por mbesin ende kushte për zhvillime të reshjeve të shiut, e temperaturat luhaten rreth vlerave normale deri në 22C e 23C.”

(Vizituar 513 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share