Lajmi Fundit; Jepet alarmi/ Shi i dendur dhe rrufe, zonat që goditen sonte dhe nesër nga moti i keq -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Gjatë ditës së nesërme, Shqipëria pritet të përfshihet nga shira intensivë shoqëruar me rrufe.

Lexo dhe...  Çmendet” moti në Emiratet Arabe, 7 të vdekur

Reshjet pritet të nisin pak para mesnatës dhe do të vijojnë në zona të caktuara deri në orët e pasdites nesër, ndërkohë që parashikohen shkarkesa të shumta elektrike.

Masat ajrore të ardhura nga veri-perëndimi, do të shkarkojnë sasi të konsiderueshme shiu fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës, për të zbritur më pas në pjesët e tjerë të vendit, me fokus pjesën veriore të Ultësirës Perëndimore.

Lexo dhe...  Parashikimi i motit për datën 28 dhjetor 2023

Reshjet parashikohen të dendura gjatë natës si edhe paraditën e nesërme, ndërkohë që stacione meteorologjike rajonale kanë dhënë “alarmin e kuq” në lidhje me këto zhvillime mbi motin në Shqipëri, pasi është i lartë rreziku për përmbytje, sidomos në Shkodër dhe Lezhë.

(Vizituar 1,175 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share