Plagosja në Roskovec/ Policia jep detaje: 15-vjeçari goditi me thikë 39-vjeçarin, shkak…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur në Roskovec në këtë pasdite. Sipas efektivëve, një 15-vjeçar ka plagosur një shtetas 39-vjeçar.

Plagosja dyshohet se ka shkak motivet e dobëta.

Lexo dhe...  Detajet/ Viktimat u konfliktuan me djalin e tij, motivi që shtyu 49-vjeçarin të vriste Gramoz dhe Vladimit Kurtajn-Çkemi News

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Gazmir Gjoni.

“Roskovec/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Lexo dhe...  Vdekja e 23-vjeçares në Tiranë,policia:Në trup kishte shkrime me lapostil

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Lexo dhe...  Rrëfimi tronditës i infermierit në Polici: Kam vrarë 4 të moshuar, më ndihmoni të mos e përsëris! -Çkemi News

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Vizituar 189 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share