
Shoqëritë e mikrokredive do të përballen me rregulla të reja nga muaji janar. Ato do të duhet të verifikojnë klientët dhe të ulin normat e interesit për klientët gjatë shlyerjes së borxhit. Rregullat e reja që po vendosen për institucionet jobankare që japin kredi, nuk synojnë vetëm të forcojnë kontrollin ndaj tyre, port’u vendosin kushte për të moa aprovuar kredi në pak minuta.
Mikrofinanca operon prej shumë vitesh në treg dhe ajo që a dallon nga bankat tregtare është aprovimi i huas pa burokraci dhe dhe kthimi i kësaj huaje me norma më të larta interesi. Në këtë aspekt, shumë individë e biznese kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre, por shumë të tjerë janë ankuar, nuk e kanë shlyer kredinë e madje për shkak të sjelljes së instititucioneve, edhe janë shtrënguar të marrin kredi mbi kredinë për të shlyer borxhet.
