Dhëndri dhunoi nusen ditën e dasmës , e ëma në lot: Do ma sjellë në shtëpi të vdekur!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Të shumtë ishin titujt nëpër media ku tregonin sesi një dhëndër dhunoi nusen teksa po martoheshin, pasi kjo e fundit e shkeli, një ritual ky që nuk i kishte pëlqyer partnerit… Por historia e vërteta pas këtij incidenti në Greqi, është e dhimbshme!

Lexo dhe...  Hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt, gazetari: Celulari i Naim Murselit është hapur dhe është zbuluar një problem familjar, dyshohet se viktima…

Mediat greke raportojnë se nusja në fjalë ka qenë prej e dhunës prej disa vitesh nga partneri, që së fundmi u bë edhe bashkëshorti i saj. Ajo ka bërë denoncime për dhunë, por të fundit e kishte tërhequr kur zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

Nëna e nuses, duke qarë ka bërë apel ndaj autoriteteve që të ndërhyjnë dhe ta shqyrtojnë seriozisht incidentin, pasi ka frikë se vajzën do t’ia sjellin në shtëpi të vdekur.

Lexo dhe...  Fëmijët i vranë burrin, si nëna e Blerina Metës vrau në 2010-ën vjehrrën dhe plagosi bashkëshortin

“E qëlloi në sy të të gjithëve, vajza ra pa ndjenja. Dhëndri u nis të ikte, ndërsa prindërit e tij nuk reagonin fare dhe e linin të largohej. Mora në telefon policinë, dhe më tha ‘nuk ndërhyjmë dot’ po nëse do ma kishte varrë vajzën? Do ndërhynin” – thotë ajo duke qarë.

Lexo dhe...  Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti-Çkemi News

Vetë nusja ka treguar se situata mes tyre ka qenë e tensionuar prej kohësh, ndërsa në momentin që po i martonte, ai e ka kapur prej flokësh dhe e ka goditur, pasi ajo e kishte shkelur mbi këpucë, siç është dhe tradita e tyre.

Ka qenë vëllai i nuses që ka ndërhyrë dhe e ka shpëtuar të motrën nga dhuna, teksa ka treguar se motra është dhunuar herë pas here prej tij.

(Vizituar 309 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share