Tronditëse! Delvinë Ish-polici i burgjeve gjendet i vetv *arur para kishës -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një ish efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri, ai që ka gjetur trupin e pajetë. Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.

Lexo dhe...  “Më dhunuan disa persona”/ Vajza telefonon policine, por nuk hap deren, RENEA rrethon pallatin: Dyshohet per…-Çkemi New

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja. Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

Lexo dhe...  Horoskopi 22 Janar 2024, çfarë thonë yjet për ju sot

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

(Vizituar 306 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share