MPJD: Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

Lexo dhe...  Vlora më 1912 dhe 1920 – Mid’hat Frashëri

Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar.

Lexo dhe...  Isa Boletini

Ndryshe avokati Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka parë personalisht trupin dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.

Lexo dhe...  SHOTE GALICA VDIQ NË SHQIPËRI NGA URIA"  Korrik 1924, Shullaz, Krujë. -

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Tani mbetet që edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë këtë,” ka deklaruar Koci.

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Lexo dhe...  Furtunë” në Policinë e Shtetit/ Shkarkohen 12 drejtorë, Gledis Nano del në konferencë. Ja kush janë te emëruarit

Ai dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artani është paraqitur para autoriteteve në Gjermani – ku dhe jeton- dhe ka thënë se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën gjatë kësaj jave në Gjermani.

Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani.

Lexo dhe...  Flakë në det”/ Rrumbullaku zbardh detajet e megaoperacionit antidrogë: Pranga shefit të Policisë Laç, në kërkim tre të tjerë

Ndërkaq, Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij./Telegrafi/

(Vizituar 329 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share