VIDEO/ Postimi i Bes Kallakut merr gjithë vëmendjen në rrjetet sociale, aktori: Jeta është krejt të papritura, por të premtoj se…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Aktori i humorit Bes Kallaku ka bërë një postim në rrjetet sociale, që i ka emocionuar të gjithë.

Lexo dhe...  Ndryshimet në Qeveri, ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut

Në ditën e ditëlindjes së 6 të të bijës, ai ka zgjedhur që t’i kushtojë disa fjalë që prekin zemrën.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve.

Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat.

Lexo dhe...  E kujtoni Bertinen e Big Brother! Nga puna ne Dubai, vjen lajmi i mrekullueshem per te (Foto)-Çkemi News

Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem.

Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”, shkruan ai.

(Vizituar 301 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share