
Njëra prej tyre përfshinte rastet ku gratë detyroheshin të kryenin marrëdhënie me të moshuar. Këta persona nga sistemi komunist referoheshin si të “degjeneruar”, të cilët ishin futur në “rrugën e degjenerimit”.
“Figura e prostitucionit është ndeshur në mjaft të reja që kanë braktisur punë, shkollë dhe familje, dhe kanë hyrë në rrugën e degjenerimit. Ka pasur raste të shëmtuara që disa të rinj të degjeneruar kanë arritur deri në atë shkallë sa për qëllime përfitimi i kanë përdorur këto femrat duke i detyruar që të kryejnë marrëdhënie me të moshuar.
Nga të dhënat u zbulua se në Luzin e Vogël u zbulua se ka qarkulluar një material me përmbajtje të keqe seksuale, gjoja me karakter shkencor, ka qarkulluar gjatë viteve ’60 në Tiranë. Ai që e solli ishte një arsimtar i dënuar”, shkruhet në letër.
