Tag: Komunizmi

“Policët e vendosën trupin e tij te stiva me dru”/Historia e trishtë e  7-vjeçarit në kampin e Tepelenës-Çkemi News
Histori

“Policët e vendosën trupin e tij te stiva me dru”/Historia e trishtë e  7-vjeçarit në kampin e Tepelenës-Çkemi News

  Ndue Progni ishte 7 vjeç kur ndërroi jetë në prehrin e nënës së tij, Lulë Progni. Ishte një natë e ftohtë dimri e vitit 1951, në Kampin e Internimit në Tepelenë, i ngritur mbi ish-kazermat e ushtrisë italiane. Familja u dërgua me forcë nga Tropoja në Tepelenë, pasi babai Gjoni, pjesëmarrës i kryengritjeve të Veriut kundër komunizmit, u arratis jashtë vendit. Si familja Progni, hakmarrja e pushtetit të Enver Hoxhës dërgoi qindra familje, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, në këto kazerma të rrethuara me tela me gjemba, ku sipas dëshmive dhe dokumenteve, pati vdekje masive për shkak të urisë, kushteve të këqija dhe sëmundjeve. Kushëriri i Ndues, Gjelosh Progni, tregon se shpresat e familjes për gjetjen e eshtrave të tij, po veniten. Një portret i vetëm i Ndues së vogël, u...
“I detyruan të ndaheshin”/ Nora Malaj nuk i mban lotët, rrëfen historinë tronditëse të prindërve të Sokol Olldashit-Çkemi News
Albania

“I detyruan të ndaheshin”/ Nora Malaj nuk i mban lotët, rrëfen historinë tronditëse të prindërve të Sokol Olldashit-Çkemi News

  Mes lotëve, pedagogia Nora Malaj rrëfeu historinë e trishtë të prindërve të të ndjerit Sokol Olldashi, të cilët u detyruan të ndaheshin në regjimin komunist. Në studion e Top Story, Nora Malaj tregoi historinë tronditëse sesi nëna e Sokol Olldashit u ndëshkua për shkak të babait të saj dhe u urdhërua të ndahej, ose do të internohishn. Në fund ata të dy u ndanë dhe ndanë edhe dy djemtë  nga njëri tjetri. “Në familjen tonë ishte një çift që duheshin shumë me njëri tjetrin. Babi im punonte me bashkëshortin e saj, ime më ishte shoqe me zonjën e cila kishin qenë në Tiranë dhe erdhën në Durrës. Ne fëmijët ishim gati moshatar, ne ishim dy vajza ata dy djem. Zonja u ndëshkua për babain dhe çifti duhet të ndahej. Zonja punonte ne ...
LETRA/ Prostitucion dhe pornografi në komunizëm, si detyroheshin vajzat të shkonin me…-Çkemi News
Albania

LETRA/ Prostitucion dhe pornografi në komunizëm, si detyroheshin vajzat të shkonin me…-Çkemi News

Gjatë periudhës së komunizmit ka pasur raste të prostitucionit dhe pornografisë, të cilat u zbuluan me raste konkrete në “Top Story”. Njëra prej tyre përfshinte rastet ku gratë detyroheshin të kryenin marrëdhënie me të moshuar. Këta persona nga sistemi komunist referoheshin si të “degjeneruar”, të cilët ishin futur në “rrugën e degjenerimit”. “Figura e prostitucionit është ndeshur në mjaft të reja që kanë braktisur punë, shkollë dhe familje, dhe kanë hyrë në rrugën e degjenerimit. Ka pasur raste të shëmtuara që disa të rinj të degjeneruar kanë arritur deri në atë shkallë sa për qëllime përfitimi i kanë përdorur këto femrat duke i detyruar që të kryejnë marrëdhënie me të moshuar. Nga të dhënat u zbulua se në Luzin e Vogël u zbulua se ka qarku...
“Pasi torturonte ndonjë, shkonte te banakierja bionde e hotelit”/ Historia e rrallë e hetuesit që i çoi telegram ngushëllimi Enver Hoxhës për Mehmet Shehun-Çkemi News
Albania

“Pasi torturonte ndonjë, shkonte te banakierja bionde e hotelit”/ Historia e rrallë e hetuesit që i çoi telegram ngushëllimi Enver Hoxhës për Mehmet Shehun-Çkemi News

  Durim F., u bë si me krahë kur mori lajmin se do të vazhdonte shkollën e sigurimit në Tiranë. Qe bir oficeri dhe, sado që i ati kish vdekur, biografia e ndiqte nga pas. Të lidhur si mishi me kockën me partinë, Durim F., tanimë bënte hesapet se ku mund të përfundonte: e mendonte veten, tek përkëdhelej në brendësi, me ndonjë ambasadë ose deri në një të zgjedhur të  hetuesisë së lartë, se hetues kish qenë dhe i ndjeri, i ati, Hysen F. Kjo përsiatje e tij merrte,veç tjerash,krahë dhe nga një fakt tjetër:qe nga e njëjta krahinë me kryeministrin, Mehmet Shehu dhe kaq nuk qe pak. Po t’i shtoje mandej dhe faktin tjetër, se i ati, Hyseni, kish qenë në një brigadë me atë që tanimë qe kryeministër, për të riun, Durim F., nuk kish derë që nuk hapej. Atje, në shkollë, u thanë se kjo që ...
“Mehmeti dhe Kadriu kishin bërë plan për të më vrarë”- Enver Hoxha: Ishin plehra, të poshtër, prandaj sikter u qoftë! Ja pse nuk duhet publikuar asgjë për gjyqin e Hazbiut-Çkemi News
Kuriozitete

“Mehmeti dhe Kadriu kishin bërë plan për të më vrarë”- Enver Hoxha: Ishin plehra, të poshtër, prandaj sikter u qoftë! Ja pse nuk duhet publikuar asgjë për gjyqin e Hazbiut-Çkemi News

  AFRIM IMAJ “Të komunikojmë me popullin për rezultatet e gjyqit të Kadri Hazbiut dhe pjesës tjetër të grupit armiqësor, po në asnjë mënyrë me pamje filmike”. Në vijim të fjalës në takim me sekretarët e Komitetit Qendror, më 5 shtator 1983, Enver Hoxha shfaqet sa autoritar, aq dhe diktues. Për të, aq sa i rëndësishëm është informomi i opinionit për ecurinë e procesit të bujshëm, po aq i tillë duhet të jetë kujdesi për të shmangur keqkuptimet dhe debatet pa fund mbi një çështje kaq delikate. “Gjyqi i Kadri Hazbiut dhe bashkëpunëtorëve të tij, shprehet kreu i regjimit, u mbajt me dyer të mbyllura, pasi janë trajtuar aty shumë sekrete ushtarake dhe të Sigurimit të Shtetit, ndaj nuk mund të publikojmë në televizion asnjë informacion prej tij”. Reagimi i Hoxhës vjen menjëh...
O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin –
Albania

O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin –

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946, pothuajse u burgosën të gjithë. Disa u dënuan me vdekje e, të tjerët me burgime. Ata duhej të pohonin se kryenin detyra agjenturore.     Marrë nga Memorie.al     Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946, pothuajse u burgosën të gjithë. Disa u dënuan me vdekje e, të tjerët me burgime. Ata duhej të pohonin se kryenin detyra agjenturore. Njëri nga të dënuarit, në procesin ku u dënuan me vdekje, Adem Dërhemi, Vahid Maç...
DOSJA/ Gjyqi ndaj Ramiz Alisë, si u vranë 13 shqiptarë në kufi teksa kalonin kufirin! Kufomat nuk iu dorëzuan familjarëve, por u ekspozuan….
Histori

DOSJA/ Gjyqi ndaj Ramiz Alisë, si u vranë 13 shqiptarë në kufi teksa kalonin kufirin! Kufomat nuk iu dorëzuan familjarëve, por u ekspozuan….

  Gjyqi më voluminoz i fillimeve të demokracisë ka qenë ai ndaj 10 ish-zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, përfshi ish-Presidentin Ramiz Alia, ish-kryeministrin Adil Çarçani si dhe ish-ministra të tjerë. Në botimin nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë “Gjyqet ndaj nomeklaturës komuniste 1993-1996” publikohet vendimi i plotë ku ndër të tjera flitet për 13 vrasjet e bujshme në kufi, teksa shqiptarët tentonin të kalonin kufirin që cilësohej ‘tradhti ndaj atdheut’. Sokol Lika, Sami Daja, Kujtim Xhaja, Bujar Osmani, Fatmir Duro, Nik Hoti, Pëllumb Pëllumbi, Artan Çemi, Muhamet Nurja, Harallamb Papuçiu, Ilia Dalla, Thoma Boda dhe Enver Duka jo vetëm u vranë, por trupat nuk iu dorëzuan as familjarëve.   ...
Zbardhet pas 33 vjetësh dosja e dënimit të Nexhmije Hoxhës
Albania

Zbardhet pas 33 vjetësh dosja e dënimit të Nexhmije Hoxhës

  Në vitet 1993-1996, u zhvilluan në Tiranë gjyqet më të rëndësishme në historinë e drejtësisë shqiptare. Drejtuesit më të lartë regjimit komunist, njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri për gjysmë shekulli, u gjykuan dhe dënuan për krime të kryera ndaj popullit të tyre, të cilin e sunduan përmes dhunës dhe terrorit. Botimi i proceseve të plota gjyqësore bëhet nga “Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë” në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, përgatitur për botim nga Çelo Hoxha, Jonila Godole dhe Kastriot Dervishi. Gjyqi u zhvillua për gjithsej 35 persona. Mes personave që u dënuan ishin: Kryetari i PPSH-së, Ramiz Alia, personi që zëvendësoi Enver Hoxhën më 1985 në krye të partisë, por kishte mbajtur funksione drejtuese prej vitit 1944; e veja e ...