“Varfëria në Shqipëri mbetet e lartë”/ Raporti i Avokatit të Popullit: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

 

Të paktën 1/3 e popullatës në vend jeton në kushte të veshtira teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë me mirë familjet në nevojë.

 

Raporti vjetor i zyrës së Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2023 ndalet te shifrat e prodhuara nga Instituti i Statistikave por dhe tek ankesat që ka marre lidhur me këto çështje.

Sipas raportit, varfëria ( norma e rrezikut të varferise) në Shqipëri mbetet e lartë, mbi 22.0 %. Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (EUSILC) 2021 që mat kushtet e jetesës, varferinë relative dhe privimin material në familjet shiptare, publikuar më date 30.12.2022 nga INSTAT; vleresohet se niveli i perjashtimit social ne Shqipëri, pra i individëve në rrezik varfërie, ose thellësisht të privuar materialisht, ose me intensitet shumë të ulët në punesim, është  rreth 43.9% e popullsisë. Privimi i rëndë material vlerësohet në 35,2 % në 2021.

“Kjo do të thotë se pothuajse 1/3 e popullsisë jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, duke iu referuar studimit për “Transfertat e Mbrojtjes Sociale drejt Familjeve të Varfra”, ku janë listuar kategoritë e shpenzimeve për  familjet e varfra, ushqimi zë pjesën më të madhe te shpenzimeve duke lënë hapësirë të pakonsiderueshme për shpenzime të tjera si komunikimi, kultura”thuhet në raport.

I njëjti dokument vlerëson se ndihma ekonomike, që është një instrument që synon kategoritë në nevojë, ka vend për përmirësim diçka që pranohet edhe në dokumente strategjikë.

Lexo dhe...  Krimet në familje, psikologët: Shkak janë bërë problematikat brenda familjes shqiptare-Çkemi News

Sipas AP, sfidë e reformës për Ndihmën Ekonomike, vijon të mbetet masa e ulët e saj, nxjerrja nga skema e familjeve në rrezik të varferisë, mos mbulimi i të gjitha kategorive vulnerabl, përfituese të ndihmës ekonomike dhe mangësia e akteve nënligjore që percaktojnë masën e minimumit jetik dhe përshtatjen e kësaj mase në planin kohor, si një normë kufizuese për mbrojtjn e burimit të të ardhurave të qytetarëve.

Lexo dhe...  Aziz Sancar vs. Yasin Cengiz – çmimi Nobel apo kërcimi me bark?-Çkemi News

Konkretisht gjatë vitit 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të paraqitura nga ankesat e gytetarëve, apo të trajtuara me iniciativë. Referuar ankesave të registruara gjatë ketij viti, rezulton të jenë 35 të tilla, nga të cilat 10 janë të nisura me iniciativë.

Lexo dhe...  Zgjohem me mendimin se është gjallë!”/ Historia e trishtë! Jeta plot dhimbje e 29-vjeçarit që i vranë motrën

Për trajtimin e këtyre rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetime administrative, të cilat janë permbyllur me zgjidhjen e tyre në favor të qytetarëve dhe/ose sqarimin e ankuesve lidhur me shkaqet ligjore të nderprerjes apo të mospërfitimit të ndihmes së kerkuar, shogëruar me sugjerimet përkatëse për zgjidhjen e problematikës se trajtuar si dhe duke adresuar problematikat nëpërmjet rekomandimeve drejtuar institucioneve përgjegjëse. /Monitor

(Vizituar 131 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share