Rregulli Natyror, Vrimat e Zeza dhe “shkenca e Orës së Qametit”

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

❤️ Most Recent News! 🎁

Viral Videos


Nga Muhamet Cerova

Pa kërkimin dhe produktin pasonjës në lëmë të shkencës dhe teknologjisë, nuk arrij ta kuptoj dot evolucjonin e qënies, pra të njeriut dhe shoqërisë në tërësi. “Shpikja” e veglave të para të punës, prej guri sefte e mandej ato hekur-bronxit, do të mbeten arritja më e madhe e qënies postmajmun e mbase në tërë ekzistencën e njeriut, si hap i parë dhe i vetmi i mundëshëm, në evolucionin gjigand të gjersotshëm të kësaj qënieje. Pa ato veglat e para të punës, prej guri, qeramike a bronxi, të çuditëshme, por edhe të pa “vlera” për botëkuptimin e kopesë së sotshme, pa zjarrin e plot të tjera, me siguri që, specia jonë ende do të qe ai majmuni i asokohe, i ngritur mbi dy këmbët e prasme dhe . . . . dhe vetëm kaq. Ishin veglat e thjeshta të punës ato që pastaj si me magji hap – pas hapi, evoluan vetë këtë “shpikës”, gjer në atë stad kur, Juri Gagarini fluturoi me tjatër “vegël” përmatanë Tokës e plot “çudira” që ngjanë më pas, siç i dimë.

E bëra këtë hyrje të shkurtër, posaçërisht për atë këndonjësin zevzek e të pa duruar të shtypit që, ende sot e ndoshta kurrë nuk do ta “këndojë” dot e as ta kuptojë atë “faqen e zezë” të  teknoshkencës e , do të çjerrë faqet a do rrëmbejë  facebook-un të lërë “pa frymë” këtë shkrues  “heretik që ka guxim të na shajë shkencën”.

Ishte Tomas Friedman i pari që, përmes alegorisë së fjalës së shkruar edhe artistikisht, na tregoi se, në botën e internetit,  globi i përbashkët i njerëzve nuk ka më “male e kodra”, pra bota është “e rrafshët, e nxehtë etj”.

👍 🆗

Atë që nuk e thotë shkrimtari dhe gazetar i NYT në librin e tij të para ca vitesh, po e shohim dhe po e “kullosim” të gjithë bota mbarë sot, dhe që është pikërisht “faqja e zezë” e kësaj teknologjie.

“Teoritë” mbi “vrimat e zeza”, “ora e Qametit”, “lufta e yjeve” , “fenomeni serë”, “ngrohje globale” e plot të tjera të këtij lloji, Tregu Pushtet i sajon, i amplifikon, i nxit, i propagandon nga tribuna e Samiteve pa fund të Pushtetit dhe përmes faqeve të nxira të Shtyp-Tv-së (raja e Tregut), me financim nga taksa publike, për të arratisur edhe atë lugë tru të mbetur në kafkën e shpëlarë të tufës demoliberale. Për ta tromaksur e degdisur fantazinë e tufës injorante, nëpër galaktika tej këtij dielli, me qëllim që të mos ketë as mënd, as takat e as kohë të shohë se ç’ katrahurë e gjëmë ngjan tek këmbët e kopesë së lemerisur prej instiktit të vdekjes. Më pas, siç as nuk e kuptojmë a as mund ta mësojmë dot, triljardat e eurodollarit, vërshojnë në hambarët e TregutPushtet, me alibinë e gjoja

Studime, Kërkime, Fluturime e  Raketim-satelitime përtej orbitës së tokës e të Marsit. I gjithë ky teatër tragjikomik i Pushtetit të kalbur demoliberal nën hyqmën e Tregut, luhet dinakërisht e mizorisht  përmes korruptimit, frkësimit dhe degradimit shpirtëror e moral të kontigjentit intelektual të shkencës dhe teknologjisë, të deformuar e lakej që rrogëtohen jo pakë, në paradhomat e Pushtetit të degjeneruar. Janë saktësisht ky kontigjent gjigand anekënd globit, institucjonesh e individësh (anti)shkencorë, me duartë dhe moralin e kalbur të të cilëve, shkruhet mbi tastjerë, tërë gjrizi toksik për mullzën e feisbuksave  injorantë që e gëlltijnë për hallvë llagëmin që ua mundëson teknologjia përmes Samsungut.

“Turmat e pa ditura,  nuk kanë qënë kurrë të interesuara  dhe të etura për të vërtetat. Kushdo që i furnizon ato me iluzjone, bëhet me lehtësi padron i tyre. Kushdo që përpiqet të shkatërrojë iluzionet e tyre, do të bjerë viktimë e tyre “,  konkludon filozofi dhe antropologu u famshëm Le Bon. Në botën e sotme të Demosit Liberal të Milton Fridmanit,  Tregu – zot i vetëm i tokës dhe Njeriut, i ka të gjitha mekanizmat për ta këndellur oqeanin e facebuk-save , drejt greminës, me “ide” pseudoshkencore që i kullot lehtësishtë e i shet për informacjon e  dije, llumbi i sokakëve, që nuk begenis më, as libra shkolle, as vegla pune por zdërhallet  si llavë e pisët nëpër damarët e urbanizuar jo keq të globit. Njëherësh, gjigantët e Tregut, ja dalin paq, nga njëra anë të gëlltijnë financime marramëndëse për të “mbushur vrimat e zeza përtej planetit”  kurse nga ana tjatër, përmes trushpëlarjes dhe djerrimit shpirtëror e moral të gjindjes, e zvjerdhin njeriun nga e drejta dhe detyrimi për mësimin e dijes së vërtetë , si kushti bazë për njohjen e Rregullit Natyror dhe Përputhjen e detyrueshme me të në çdo hap të jetës mbi tokë.

Rregulli Natyror, është  tërësia e fenomeneve dhe dukurive në Pafundësi, e vetmja Mrekulli, fort pak e  njohur nga njeriu deri në këtë çast të evolucjonit të vetë. Nuk është aspak brengosëse për kategorinë kulturore kur deklarojmë pohimin e famshëm të Emanuel Kant se, “kurrë dija njerëzore, nuk mundet ta rrokë krejt Kuptimin e Universit”.

Njohja (relative) dhe “bashkëjetesa” në “paqe” me Rregullin Natyror, është kusht themelor i ekzistencës së qënjeve në Natyrë. Nëse në këtë Pafundësi, ka një mrekulli të dytë veç Asaj, do të na pëlqente të thoshim se, është pikërisht Njeriu, si e vetmja Memorje, rregjistër, me aq sa dimë deri në këtë fazë të evolucionit tonë.

Që nga lashtësia e në vijim,  Aristoteli, Seneka, Mark Aurel,  Spinoza, Kant, Shopenhauer, e kolosë të tjerë, kanë këshilluar domosdonë e bashkudhëtimit të njeriut me Rregullin Natyror, jo si rob e skllav por, si njohës i mirë i atij Rregulli i cili, na “urdhëron” se,  Natyra është e vetmja Fuqi apsolute, i vetmi ZOT i përbërësve të saj. Njeriu përmes dijes mbi Natyrën, eksperiencës dhe mjeteve në zotërim, ka Lirinë e mjaftueshme të operojë në këtë Univers por, ai kurrë nuk e ka fuqinë as dijen, të devijojë verdiktin e Rregullit Natyror përveçse si kaqol e aventurjer që thyen kokën e vetë.
Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj për këndonjësin se, “berihaji” apo gurguleja e kahmotëshme , frikësuese dhe e pa argument, mbi gjoja Vrima të Zeza, Nata e Qametit, Ngrohje Globale, e plot pandehma të këtilla, duhen parë e marrë me rezervë të madhe, duhen kuptuar të lidhura ngushtë me fuqinë apsolute të Rregullit Natyror, shkallën e njohjes shkencërisht të fenomenit dhe veçanërisht tendecat abuzive e kriminale të Tregut-Pushtet në simbjozë me Pushtetin e kalbur të Shtetit të njeriut, për të xhvatur si kudo e kurdoherë, djersën dhe mundin e kësaj shoqërie të verbuar e tromaksur nga instikti i vdekjes  prej “apokalipsesh” të stisura në tastjerat e “shkencëtarëve të Qametit”.

Shkencëtarët e vërtetë, janë kapitali më i çmuar, produkt i mëndjes njerëzore, prijës të evolucjonit të qënjes në tërë historinë e saj. Prej tyre mësojmë se, ky glob i përbashkët i jetueshëm, i vetmi në gjithësi për aq sa është shkalla e njohjes deri më sot, që na duket kaq i madh, çuditërisht për ne, është një vockëlush i pa përfillshëm në Pafundësinë Universale.

Fati i tokës tonë është i lidhur me fatin e Universit. E anasjellta na bën veç për të qeshur.

Fati i krejt qënjes njerëzore, është tërësisht i lidhur me fatin e “shtëpisë”- Tokë . Jo më Universi por, as kjo Toka e “vockël” e tij, nuk e var aspak fatin e vetë, në dorë të njeriut edhe pse shpesh këtë kreatyre e rren mëndja se, ka në dorë të bëjë “namin” mbi Tokë.

Është vetë Rregulli Natyror një Përsosje që, nuk i lë përbërësit e vet, të marin në dorë fatin e Natyrës.

Lexo dhe...  Eklipsi Diellor do u sjellë fat për gjithë vitin këtyre shenjave të horoskopit

Njeriu dhe e tërë shoqëria njëherësh, ka në dorë të bëjë gjithçka ndaj vehtes , sendesh a gjallesash rreth vehtes, sikundër e dimë mirë që i bën dhe si i bën por, ai është krejt i pa fuqishëm dhe qesharak kur ëndërron të devijojë Rregullin Natyror edhe brënda “shtëpisë” së tij Tokë.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
Lexo dhe...  Stuhia “apokaliptike” godet Greqinë, rrëzohet një helikotper, disa zona pa energji elektrike

Kështu na mësojnë  librat e atyre shkencëtarëve të vrtetë e të përkushtuar. Sikundër do të qe e domosdoshme për të mirën e njerëzimit që, shkencëtarët e vërtetë, si pararoja intelektuale e shoqërisë, kanë fuqinë e mëndjes, tja thyejnë “hundët” Pushtetit të Korruptuar dhe Fuqisë Treg, ashtu siç bënë në kohë të tyre, Koperniku, Galilei, Bruno, Spinoza , e të tjerë.

⚠️ Kujtese! 🔔 🆘
Anetaresohu ne portalin e Ckemi.Net dhe diskutoni dhe komentoni per te gjitha temat qe ju interesojne. ❤️ Support us 🎁
(Vizituar 123 here, 1 vizita sot)