VIDEO/ Gruaja sjell të vdekurin në bankë për të firmosur huanë, punonjësja: Pse është kaq i zbehtë?

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

 

 

Punonjës të bankës nisën të filmonin ngjarjen absurde dhe më pas thirrën ambulancën dhe policinë teksa gruaja mbante dorën e pensionistit të vdekur për të vizatuar firmën.

Në një moment ajo dëgjohet që i thotë: “Xhaxha më dëgjon? Duhet të firmosësh, se unë nuk mund të firmos në vendin tënd.”

Lexo dhe...  Përsëritet drama! 34-vjeçari mbante kyçyr gruan, e vëzhgonte me kamera dhe e dhunonte

Pamjet shokuese tregojnë gruan që tenton të kalojë të vdekurin si njeri të gjallë në bankën e Bangu, në periferi të Rio de Janeiro, në Brazil.

Punonjësja e shokuar e bankës në një moment thotë: “Më duket se kjo nuk është e ligjshme. Ai nuk më duket mirë, është shumë i zbehtë”.

Por gruaja i përgjigjet: “Po kështu është ai”, dhe më pas i flet të vdekurit: “Nëse nuk ndjehesh mirë të çoj në spital, dëshiron të shkosh përsëri në spital?”

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙

Lexo dhe...  Babai nuk donte ta fejonte”/ Fëmijët vranë të atin dhe më pas fshehën trupin, dëshmia që hodhi poshtë motivin e krimit! Gruaja viktimës shoqërohet në…

Pamjet tregojnë kokën e burrit që lëkundet para e prapa, para se gruaja ta mbajë nga prapa qafës.

Zyrtarët që erdhën në vendngjarje konfirmuan se pensionisti Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte vdekur disa orë më herët.

Gruaja që e soli në bankë Erika de Souza Vieira Nunes, u arrestua dhe tha në polici se ishte kujdestarja e tij.

Kreu i policisë Fabio Luiz konfirmoi arrestimin duke thënë se zoti Braga kishte vdekur ara se të sillej në bankë.

✅ New Spot✔
***** 👀 🙆 *****

(Vizituar 160 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share